Fillon xhirimet filmi “Efekti i lumturisë”

27 Tetor, 2017 - 9:30 am

Në Shkup filloi xhirimi i filmit maqedonas me metrazh të gjatë “Efekti i lumturisë” – dramë urbane për kërkim universal pas lumturisë dhe kërkimin e kuptimit të jetës. Regjisor dhe skenarist janë Borjan Zafirovski, ndërsa bashkëpunëtor i skenarit është Dejan Dukovski.

“Film trajton tregimin e Leas, një vajzë e re e cila lufton për shëndetin e saj dhe duke e rishikuar jetën e saj fillon kërkimi i pazakontë pas lumturisë, efektet e lumturisë ndaj njerëzve të tjerë dhe mundësia e përhapjes dhe shumëfishimit të saj”, kumtoi produksioni Videoja e re e Maqedonisë.

Në rolet kryesore janë Dejana Popovska, Sashko Kocev dhe Ana Stojanovska, ndërsa në rolet e tjera paraqiten edhe Sara Anastasovska, Jovica Mihajllovski, Petar Arsovski dhe Mimi Tanevska. Filmi do të xhirohet në 30 ditët e ardhshme në vendet Shkup dhe Ohër.

Pjesa më e madhe e buxhetit për “Efekti i lumturisë” është siguruar nga Agjencia e Filmit të Republikës së Maqedonisë. Bashkëproducentë janë Nju Moment, Video Haus animejshn, Qendra Kombëtare për Film e Republikës së Shqipërisë dhe Qendra për Film e Kosovës. / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme