Filmi i animuar ‘Man Wanted’ mbështetet nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë

12 Maj, 2018 - 1:25 pm

Qendra Kombëtare e Kinematografisë tashmë ka bërë të ditur financimin e projekteve për filma të animuar. Në mesin e tyre është edhe filmi i animuar “Man Wanted”, shkruan KultPlus.

“Man Wanted”, me skenar dhe regji nga Irida Zhonga, producent “FotoKozmos” sh.p.k, do të mbështetet nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë. Këtë e ka bërë të ditur vet regjisorja Irida Zhonga e cila ka shkruar se ndihet krenare për këtë.

“Krenare të ju tregoj se po zgjerohet bashkëpunimi ynë ndërkombëtar për filmin e ardhshëm të animuar “Man Wanted”. Qendra Kinematografike e Shqipërisë i është bashkangjitur projektit tonë krahas Greqisë dhe Estonisë. Nuk do mund të isha më e lumtur. Një falënderim shumë të madh për anëtarët e bordit të Qendrës dhe për vendim e tyre për të financuar “Man Wanted”, kryetarit të qendrës Ilir Butka dhe producentes sime mahnitëse Belina Jano”, ka shkruar ajo në postimin e saj në Facebook.

Qendra Kinematografike e Shqipërisë po ashtu do të mbështesë edhe filmin e animuar “Kukulla”, skenari Erida Meti, regjia Artan Maku, “Aventurat e Lelos – Labirinthi”, skenari Marius Gaçe, regjia Endrit Beqo, “Një ndodhi në bregdet”, skenari Kujtim Gjonaj dhe regjia Bertrand Shijaku. / KultPlus.com

Të ngjajshme