Filmi ‘Bini’ fiton çmimin e publikut në CATE Film Festival

1 Dhjetor, 2018 - 3:17 pm

Filmi “Bini” ka fituar një çmim të radhës.

Me regji nga Erblin Nushi, filmi ka marrë Çmimin e Publikut në Cinema at the edge Film Festival, në kategorinë e filmave të metrazhit të shkurtër.

Filmi bazohet në një ngjarje të vërtetë, trajton një nga periudhat më të trishta të historisë së Kosovës, shpërthimin e luftës parë nga sytë e një fëmije.

https://vimeo.com/214304195#at=24

Regjisori e ka ndarë lajmin me fansat e tij në Instagram duke treguar trofeun e fituar.

Në këtë film luajnë Eshref Durmishi, Florentina Beck, Flamur Gjocaj e aktorë tjerë, në 20-të minutat e filmit.
Festivali organizohet në Santa Monica. / KultPlus.com

Të ngjajshme