Filmi ‘Exil’ nga Visar Morina pati premierën evropiane në Berlinale

24 Shkurt, 2020 - 6:45 pm

Filmi ‘Exil’ nga Visar Morina shfaqi premierën europiane në Berlinale. Filmi u prit me duartrokitje të shumta dhe interes shumë të madh nga gazetarë dhe kritikë të filmit në kinemanë Zoo Palast në Berlin.

Filmi përcjell tregimin e Xhaferit, një inxhinier i kimisë me origjinë nga Kosova, i cili ndjehet i diskriminuar dhe i ngacmuar në vendin e punës, gjë që e zhytë atë në krizë të identitetit.

‘Exil’-i është bashkëprodhim në mes të Komplizen Film Gjermani, Ikonë Studio Kosovë dhe Frakas nga Belgjika i financuar nga Ministri për Kulturë dhe Media, Film- und Medienstiftung NRW, German Federal Film Fund, Belgium Film Tax Shelter, Medienboard Berlin Brandenburg, Qendra Kinematografike e Kosovës, Eurimages, dhe German Federal Film Board.

“Exil”-i poashtu sjell një kastë briliante të aktorëve, si: Sandra Hüller, Mišel Matieviq, Astrit Kabashi, Valentina Dubovci, Flonja Kodheli, Getuart Hajrizaj, Ameli Kabashi.

Të ngjajshme