Filmi “Homemade” për jetën në karantinë

5 Korrik, 2020 - 4:31 pm

Është një antologji e shkurtër me një shkëlqim luksoz dhe lustrim prestigji, kuruar për Netflix nga regjisori Pablo Larrain nga Kili, vëllai i tij Juan de Dios Larrain dhe producenti italian Lorenzo Mieli.

Ata kanë ftuar 17 filmbërës nga e gjithë bota për të realizuar filma të shkurtër gjatë pandemisë, duke pasur si temë pandeminë. Larrain vetë ka realizuar një vepër të mahnitshme për Don Zhuanin e vjetër, i cili kontakton të dashurën e tij të vjetër në “Skype” përderisa kujdestarja që kujdeset për të duhet të qëndrojë në prapavijë pa shfaqur emocione.

Disa filmbërës janë kapur fuqishëm për shpirtin e pandemisë, përmes xhirimeve me kualitet me të dobët realizuar përmes telefonave të tyre të mençur brenda katër mureve të shtëpisë, shkruan “The Guardian”, transmeton KOHA. Sebastian Schipper realizoi diçka duke parë veten e tij me batuta vizuale të stilit të TikTok-ut për njerëzit që janë të njëjtë ani pse nuk kana lidhje gjaku.

Rungano Nyoni na sjell një komedi të krisur për jetën e një çifti të ndarë që vetëm shkruajnë e që detyrohen të ndajnë një apartament të vogël më të tjerët. Në dhomën e tij në Romë, Paolo Sorrentina shumë shpejt e imagjinon një histori dashurie përmes disa figurave që reprezantojnë Papën dhe Mbretëreshën, që grinden se çfarë duan që të shohin në televizor: “The Two Popes” apo “The Crown” (të dy seriale në Netflix).

Të tjerë regjisorë tinëzisht kanë përditësuar disa gjëra, me kamera më të mira, me xhirime atraktive me drone, post-produksione nga distanca dhe aktorë e teknikë që janë përdorur në linjë me rregullat lokale për bashkëpunime gjatë karantinës. Shumica e veprave janë në një linjë të një video-ditari të lehtë e të imagjinuar, me regjisorët që në mënyrë argëtuese – dhe prekëse – përdorin fëmijët e tyre, njëlloj siç mund të kenë përdorur motrat e vëllezërit e tyre në shtëpi për të realizuar filmat që i kishin bërë kur ishin vetë fëmijë.

Filmi i preferuar në mesin e tyre është ai nga Natalia Beristain në Mexico City, e cila imagjinon vajzën e saj të re të vetme në botë. Dhe David Mackenzie në Glasgow ka një studim të zgjuar e të dashur për familjen e tij. Meyroun, vajza e Nadine Labaki me zhvillim të hershëm është befasuese.

Duhet thënë se grupi i regjisorëve në ligën e Netflixit priren të jenë në situatë të favorshme, kështu që “Homemade” ndonjëherë të krijon përshtypjen që ka si qëllim që ta na tregojë sesi karantina përjetohet nga një person i pasur e i shkujdesur. /Koha.net /KultPlus.com

Të ngjajshme