Filmi i animuar “DC League of Super-Pets”, premierë në Los Angeles

14 Korrik, 2022 - 4:30 pm

Në Los Angeles u shfaq premiera e filmit të animuar “DC League of Super-Pets”, i prodhuar nga Warner Animation Group.

Në filmin e ri të animuar  paraqiten: Betmeni, Supermeni e Wonder Woman, të cilët kanë superfuqi. Por, në këtë film del se edhe kafshët e tyre kanë superfuqi.

Kjo është ajo që ka nxitur aktorin Dwayne Johnson që jo vetëm të huazojë zërin për njërin personazh, por edhe të angazhohet në prodhimin e filmit.

Filmi i animuar Super Pets u dha premierë në Los Angeles, me ç’rast Johnson, i cili ka huazur zërin për qenin Kripto, ka treguar se ajo që e ka nxitur të pranojë këto angazhime është se njerëzit i duan filmat me superheronj dhe kafshë, por se asnjëherë më parë në ndonjë fim me superheronj nuk janë parqitur kafshët e tyre shtëpiake.

Aktori Keanu Reeves ka huazuarë zërin për Betmenin. Ai ka thënë se ky është personazh me të cilin gjithmonë ka preferuar të paraqitet.

Reeves ka treguar se preferon stripat, në veçanti atë me Betmenin. Ai ka treguar se  ky strip i ka pëlqyer kur ka qenë fëmijë, ndërkaq supermenin nuk e ka parë aq shumë.

Për Dwayne Johnson dhe Kevin Hart, ky ësht bashkëpunimi i pestë në këtë film.

Johnson ka thënë se i pëlqen të punojë me Hart dhe se kanë një lloj besimi në njëri tjetrin. Ai ka thënë se duket se edhe publikut i pëlqen bashkëpunimi në mes tyre.

Johnson po ashtu ka treguar se kanë në plan të realizojnë dhe disa projekte së bashku. Ai ka folur për bashkëpunimin me Hart në filmin “Jumanji 3”. Ai ka thënë se mezi pret të realizojnë edhe këtë film. Sipas tij, filmi i dytë ishte sfidë për të, por i treti mendon se do tu shkojë më lehtë, sepse i dyti ofron më shumë informacione se çfarë presim nga i treti.

Dhe në fund ka folur regjisori i filmit Super Pets, Jared Stern. Ai ka thënë se dëshiron që sërish të bashkëpunojë me kastën aktorëve që janë angazhuar në film. Sipas tij,  ata janë shumë të mirë dhe dëshiron të ketë edhe bashkëpunime  të tjera me ta, Jared shpreson se publiku do ta pëlqejë filmin Super-Pets.

Filmi “DC League of Super-Pets” do të lansohet në kinema të ndryshme të botës filluar nga data 27 korrik 2022./21Media/ KultPlus.com

Të ngjajshme