Filmi i animuar Trolls World Tour vjen në Cineplexx me eventin Dita e Familjes ku do të ketë shumë shpërblime

16 Tetor, 2020 - 11:28 am

Filmi shumë i dashur për fëmijë Trolls World Tour vjen në Cineplexx ditën e shtunë, më 17 tetor, me eventin Dita e Familjes, ku do të ketë shumë shpërblime nga brende të ndryshme.

Njëri prej filmave të shumë pritur për fëmijë po arrin në Cineplexx! Kinemaja më e madhe në vend Cineplexx, për filmin Trolls World Tour, do të organizojë eventin Dita e Familjes, ku do të ketë shumë shpërblime dhe aktivitete. Ky event do te mbahet ne të dy kinematë, në Prishtine dhe në Prizren. https://www.facebook.com/cineplexxkosovo/photos/a.1756685821240228/2711509365757864/

Filmi është vazhdim i filmit të animuar hit me të njejtin titull. Filmi flet për mbretëreshën e Hard Rock Trolls, e cila përpiqet të marrë përsipër të gjitha mbretëritë e Troll, dhe mbretëresha Poppy dhe miqtë e saj provojnë mënyra të ndryshme për të shpëtuar të gjithë Trolls të tjerë. Filmi vjen nën regjinë e

Eventi për filmin Trolls World do të mbahet më 17 tetor, prej orës 11:00 deri 16:00, ku fokusi kryesor do të jetë pikërisht premiera e këtij filmi. Për fëmijët do të ketë shumë shpërblime dhe aktivitete si:
3x Biçikleta nga Pilot Bike
8 Lodra nga The Entertainer Kosovo
5x Gift Cards në vlerë prej 40€ nga Blukids Kosova
5 Lodra nga eurekakidskosovo
3 Lodra nga Baby Center Prishtinë
Balloon Artist

Përpos disa brendeve të njejta që do të dhurojnë shpërblime të ndryshme për fëmijë si Pilot Bike Entertained dhe Baby Center, në kinemanë në Prizren do të ketë shpërblime poashtu edhe nga brendi Lindex for Kids, i cili do të dhurojë 3 kupona në vlerë nga 50 Eur.

Trailer embed: https://www.facebook.com/watch/?v=367563817777047

Për më tepër informata rreth eventit dhe orareve vizitoni webfaqen e Cineplexx Kosovo, ndërsa biletat mund t’i bleni përmes aplikacionit apo direkt në kinema prej orës 11:00. (lidheni me kete link: https://www.cineplexx-ks.eu/Content.Node/ks/events/_items/Trolls_World_Tour_-_Family_Day.sq-KS.php

Të ngjajshme