Filmi i shumëpritur i Marvel, “Black Widow” impresionon kritikët e filmit

7 Korrik, 2021 - 12:45 pm

Nga 8 korriku nis të shfaqet edhe në Cineplexx

Black Widow, filmi i fundit me superheronjë nga Marvel dhe i pari që përqendrohet në personazhin e Scarlett Johansson, ka marrë vlerësime tejet pozitive nga kritikët përpara shfaqjes së tij këtë javë.

Black Widow, i cili arrin më 8 korrik në Cineplexx në të dy kinematë, në Prishtinë dhe Prizren, ka marrë vlerësime tejet pozitive para shfaqjes së tij për publikun e gjerë.

Gazeta e njohur, Hollywood Reporter tha se filmi ishte “një automjet yjor” për aktoren, ndërsa gazeta tjetër e madhe, Empire, u shpreh se Scarlet në këtë rol ishte “shumë argëtuese”.

Në vlerësimet rreth filmit, është përmendur edhe mënyra se si i trajton çështjet si “sterilizimi i detyruar” dhe “shfrytëzimi seksual i grave”.

Gazetarja Clarisse Loughrey nga gazeta Independent tha se filmi është  “një histori e pashmangshme në lidhje me abuzimin dhe shfrytëzimin e grave të reja”.

Filmi Black Widow, është një ‘standalone’ film për personazhin e famshëm të Marvel, Black Widow, pas një kohe të gjatë të kërkesave për një film të tillë. Filmi flet për peripecitë e Natashas ndërmjet filmave Avengers: Infinity War dhe Avengers Endgame. Filmi përfshin një program sekret rus që rrëmben, lan trurin dhe sterilizon gratë e reja dhe i kthen ato në operative të fshehta vdekjeprurëse.

Filmi vjen nën regjinë e Cate Shortland ndërsa në rolet kryesore luajnë aktorët e njohur si Scarlet Johansson, David Harbour dhe Florence Pugh.

Përveç premierës botërore të këtij filmi, Cineplexx gjatë eventit Premiere Night prej orës 19:00 do të dhurojë shpërblime të ndryshme në të dy kinematë, ku në kinemanë në Prishtinë, Wish by Tech do t’i dhurojë 3 kupona në vlerë nga 50 EUR, dhe Go Kart do t’i dhurojë 10 kupona, ndërsa në kinemanë në Prizren, brendet e njohura si Aztech dhe Finera Home, do të dhurojnë nga 3 kupona në vlerë nga 50 EUR.

Eventi në Cineplexx do të fillojë prej orës 19:00, dhe nga kjo orë do të shfaqet në 7 orare të ndryshme.

Biletat për filmin mund t’i blini çdo ditë prej orës 15:00 në Cineplexx, apo përmes aplikacionit CINEPLEXX KS. Për më shumë rreth eventit, klikoni këtu mund t’i gjeni në webfaqën e Cineplexx.

https://cineplexx-ks.eu/Content.Node/ks/events/_items/Black_Widow_-_Premiere_Night.sq-KS.php

Të ngjajshme