Filmi i shumëpritur Spiderman: No Way Home, arrin në Cineplexx me eventin ‘Spiderman Day’ më 16 dhjetor ku do të ketë shumë shpërblime

13 Dhjetor, 2021 - 3:39 pm

Spiderman: No Way Home, nis shfaqjen e tij këtë javë edhe në Kosovë, dhe nga 16 dhjetori do të mund ta shikoni çdo ditë në Cineplexx.

Spiderman: No Way Home, filmi i fundit me superheronjë nga Marvel për këtë vit, dhe i treti nga trilogjia e filmave që përqendrohet në personazhin e Spiderman, arrin më 16 dhjetor në Cineplexx me eventin Spiderman Day në të dy kinematë, në Prishtinë dhe Prizren ku do të ketë edhe shpërblime.

Filmi ka thyer rekord të shitjeve paraprake të biletave, duke tejkaluar kështu edhe filmat e mëdhenjë si Avengers: Infinity War, Star Wars: The Rise of Skywalker, e të tjerë.

Përveç premierës botërore të këtij filmi, Cineplexx gjatë eventit Spiderman Day do të dhurojë shpërblime të ndryshme në të dy kinematë, ku në kinemanë në Prishtinë, dyqani online E-BAA do t’i dhurojë 5 kupona në vlerë nga 50 EUR ndërsa Marso Merch do t’i dhurojë 10 duksa të ndryshëm, ndërsa në kinemanë në Prizren, brendi i njohur si Aztech do të dhurojë 3 kupona në vlerë nga 50 EUR.

Filmi Spiderman: No Way Home gjatë këtij eventi në Cineplexx do të shfaqet në 9 orare të ndryshme.

Filmi vazhdon ngjarjen pas filmit të fundit të Spiderman ku me identitetin e tij tashmë të zbuluar, Peter i kërkon ndihmë Doctor Strange. Kur një magji shkon tmerrësisht keq, kundërshtarë të rrezikshëm nga botë të tjera fillojnë të dalin në skenë, duke e detyruar Peter të kuptojë se çka me të vërtetë nënkupton të jesh Spiderman.

Filmi vjen sërish nën regjinë e Jon Watts ndërsa në rolet kryesore luajnë aktorët e njohur si Tom Holland, Zendaya, Benedict Cumberbatch, Jon Favreau etj.

Biletat për filmin mund t’i blini çdo ditë prej orës 14:30 në Cineplexx, apo përmes aplikacionit CINEPLEXX KS. Për më shumë rreth eventit, klikoni këtu mund t’i gjeni në webfaqën e Cineplexx. /KultPlus.com

Të ngjajshme