Filmi koncertal për George Harrisonin do të rishfaqet në kinema pas 20 vjetësh

11 Nëntor, 2022 - 9:50 am

Një film koncertal dedikuar George Harrisonit do të ri-publikohet në disa kinema në botë më vonë gjatë këtij muaji.

Concert For George ishte xhiruar më 2002 në Royal Albert Hall të Londrës, një vit pas vdekjes së kitaristit të The Beatles.

Pjesë e këtij koncerti kishin qenë Paul McCartney, Ringo Starr, Tom Petty & The Heartbreakers, Ravi dhe Anoushka Shankar, Jools Holland, Jeff Lyne dhe anëtarët e Monty Python, raporton klankosova.

Koncerti ishte organizuar nga Eric Clapton dhe e veja e Harrisonit, Olivia. / Zeri / KultPlus.com

Të ngjajshme