Filmi “Nëntori i Ftohtë” edhe në Hagë

18 Shtator, 2019 - 1:28 pm

Aktori i njohur, Fatmir Spahiu përmes një postimi në Facebook, ka treguar se ai do të marrë pjesë në “Eastern Neighbours Film Festival” në muajin nëntor.

Aktori e ka bërë të ditur në mënyrë qesharake duke thënë se ai është ftuar në Hagë.

“Miq, dua te ju njoftoj qe keto dite jam ftuar per ne Hage. Festivali ne te cilin do te marim pjese eshte i nje rendesie te veçant. Eastern Neighbours Film Festival Cold November / Nëntor i ftohtë do te shfaqet ne mes datave 6-10 Nentor 2019 ne njeren prej sallave me te veçanta te Hages! Per daten e sakt ju njoftoj me kohe“, ka shkruar ai në Facebook.

Kujtojmë që ky film e kishe rrëmbyer cmimin e audiencës në Zurich Film Festival, shkruan albinfo.ch. / KultPlus.com

Të ngjajshme