Filmi “Roma” i sjellë mijëra turistë Meksikës

30 Janar, 2019 - 9:45 am

Suksesi i filmit “Roma”, të regjisorit meksikan Alfonso Cuaron, ka bërë që të ndizet një pelegrinazh i vërtetë i fansave drejt rrugëve të qytetit të Meksikos, ku skenat edhe janë filmuar.

Xhirimet e filmit janë kryer mes 2016 dhe 2017, në lagjen “Roma Sur”, ku vetë regjisori ka kaluar fëmijërinë. Kur ka kaluar pak kohë nga premiera e tij, filmi meksikan mban tani 10 nominime për ceremoninë e çmimeve “Oscar”. Dhe kjo ka bërë që të jenë të shumtë turistët, por edhe gazetarët, që përshkojnë rrugët ku skena të filmit janë realizuar.

Shtëpia me numrin 22 në rrugën Tepejit është më e kërkuara. Ajo mban tashmë edhe një pllakatë ku shkruhet, këtu është filmuar “Roma”./ Insajderi.com/ KultPlus.com


Të fundit

Të ngjajshme