Filmi “Shpia e Agës”, nga 20 gushti në Cineplexx

10 Gusht, 2019 - 2:09 pm

“Shpia e Agës” me skenar dhe regji nga Lendita Zeqiraj në muajin qershor hapi konkurrencën e ‘East of the West’ në festivalin ndërkombëtar të Karlovi Varit (Karlovy Vary) të Çekisë. Filmi u prit jashtëzakonisht mirë nga publiku në një premierë të rëndësishme dhe domethënëse, shkruan KultPlus.com

Por, tashmë ky film po vjen në kinemanë e Cineplexx-it, për të treguar një histori që trajton bashkëjetesën midis shqiptarëve dhe serbëve, ku roli kryesor i është mveshur 9 vjeçarit, Agës, i cili jeton me nënën e tij në periferi të qytetit dhe mëson gjuhën serbe nga një fqinje e nacionalitetit serb. Qëllimi i tij është për ta gjetur babain për të cilin mendon se është i robnuar nëpër burgjet e Serbisë.

“Shpia e Agës” është vlerësuar edhe me çmim nga FEDEORA – Federata e Kritikëve të Filmit të Evropës dhe Mesdheut. Shtëpia e Agës ka për producent Bujar Kabashin.

Në rolet kryesore jane: Arti Lokaj, Rozafa Çelaj, Adriana Matoshi, Shengyl Ismaili, Melihate Qena, Basri Lushtaku, Rebeka Qena, Molikë Maxhuni, Egla Ceno etj.

Filmi “Shpia e Agës” është bashkë-prodhim në mes Kosovës, Kroacisë, Francës, dhe Shqipërisë me shtëpitë prodhuese N’ART FILMS mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, bashkëprodhuesit ëOOF FILMS nga Kroacia; Sacrebleu productions nga Franca; si dhe Ska-Ndal Productions dhe SY13 Films nga Shqipëria mbështetur Qendra Kombëtare e Kinematografisë. / KultPlus.com

Të ngjajshme