Filmi shqiptar ‘Mbjellja e pemeve’, pjesë e Festivalit të Filmit të Kanës

14 Prill, 2022 - 7:22 pm

Filmi shqiptar me metrazh të shkurtër “Mbjellja e pemeve” është pjesë e katalogut në edicionit të 75-të të Festivalit të Filmit të “Kanës”, përcjell KultPlus.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila theksoi se filmi që është financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, do të ketë shfaqet në datën 25 maj, ora 15:30 në Palais G, Cannes.

“Filmi artistik me metrazh të shkurtër “Mbjellja e pemëve”, skenari Ylljet Alicka, regjia Fabio Seferi, me producent Mateo Cingu, është pjesë e katalogut të edicionit të 75-të të Cannes Film Festival, në seksionin Cannes Court Métrage”, tha Margariti.

Për më shumë informacion në lidhje me filmat e këtij seksioni Margariti fton të interesuarit të klikojnë këtu.

Filmi rrëfen dramën e një nëne që kërkon varrin e të birit në vitet e errëta të komunizmit, derisa u xhirua gjatë muajve të parë të pandemisë. /KultPlus.com

Të ngjajshme