Filmi “The Remigrant” i Alihajdarajt u shfaq në “Queens World Film Festival” në New York

1 Prill, 2019 - 2:45 pm

Migrimi, harmonia në familje, edukimi i fëmijëve, dhe elemente të tjera të një familje shqiptare janë prezantuar në mbrëmjen e së dielës në “Queens World Film Festival” në New York, nëpërmjet filmit “The Remigrant”,  ku ishte edhe në selektim zyrtar shkruan KultPlus.

“The Remigrant” me regji të Astrit Alihajdarajt është shfaqur në Historic Zukor Theatre, film i cili e sjellë për herë të parë Alihajdarajn në rolin e regjisorit, pasi që i njëjti para këtij filmi është njohur vetëm për punën e tij si aktor.

“The Remigrant” është filmi i cili e sjellë për herë të parë në rolin e regjisorit aktorin e njohur Astir Alihajdari. Ky film zgjatë 18 minuta dhe flet për shumë tema në të njëjtën kohë. Migrimi, harmonia në familje, edukimi i fëmijëve, janë disa nga temat që jetësohen përmes aktorëve: Florist Bajgora, Ilire Vinca, Veton Osmani dhe Leze Qena.

Kujtojm se “The Remigrant” ishte pjesë e edicionit të 15-të të festivalit “Tirana International Film Festival” dhe se ky film ishte prezantuar më 8 dhjetor edhe në “This Human World Film Festival” në Vjenë, sikurse që është prezantuar edhe në disa ngjarje tjera./KultPlus.com

Të ngjajshme