Filmi “Zana” pjesë e Festivalit të Koresë Jugore

4 Shtator, 2020 - 3:04 pm

Filmi “Zana” i regjisores Antoneta Kastrati ka arritur që të nominohet e të jetë i pranishëm në shumë festivale ndërkombëtare të filmit. Këtë herë filmi do të ketë premierën fizike në Seoul International Women’s Film Festival, shkruan KultPlus.

Premiera fizike e filmit “Zana” në Korenë Jugore, do të jetë përgjatë datave 11 dhe 14 shtator.

Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë:

Zana do të shkoj në Korenë e Jugut!

Të kënaqur për të marrë pjesë për këtë vitë në 서울국제여성영화제 Seoul International Women’s Film Festival  në seksionin e ri tani.

Kjo është mjaft e veçantë pasi Zana do të shfaqet në cinema fizike më 11 dhe 14 Shtator!

Urime ekipi Zana!/ KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme