“First Man” me Ryan Gosling do të hapë Festivalin e Filmit në Venedik

20 Korrik, 2018 - 10:22 pm

Gjëja e fundit që kemi në mendje është sezoni dimëror i ndarjes së çmimeve për kinematografi.

Megjithatë, edhe pse jemi në korrik, gara për më të mirët në Oscars veçse ka nisur.

Ndër të tjera kanë nisur edhe publikimet për festivalet e ndryshme të filmit.

Është bërë e ditur se “First Man” do të hapë Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Venedik, që tradicionalisht njihet si festivali i parë i sezonit të çmimeve.

Ky film bazohet në udhëtimin e “Apollo 11” në hënë, ndërsa Ryan Gosling paraqitet në rolin e astronautit Neil Armstrong./KultPlus.com

Të ngjajshme