Fotografi spektakolare gjatë xhirimeve të ‘Mission Impossible 7’

22 Gusht, 2021 - 3:28 pm

Pamje spektakolare janë fotografuar në xhirimet e filmit aksion “Mission Impossible 7”.

Një tren me avull doli nga shinat dhe u rrëzua nga një shkëmb në një skenë që duket sa dramatike aq edhe e menduar në detaje.

Aktori i Hollivudit, Tom Cruise, 59 vjeç, i cili interpreton Ethan Hunt, ishte në xhirime ndërsa treni kalonte buzë shkëmbit, transmeton KultPlus.

Aktori dhe producenti Tom Cruise pushtoi mediat vitin e shkuar, kur përkundër rregullave anti-covid, vijoi xhirimet që më pas u ndërprenë për shkak se disa anëtarë të stafit u infektuan.

Xhirimet e “Mission Impossible 7” rinisën përsëri në fund të muajit të kaluar, pasi u ndërprenë shumë herë për shkak të pandemisë Covid. / KultPlus.com

Të ngjajshme