Gjashtë filmat shqiptarë më të mirë për fëmijë

29 Gusht, 2021 - 9:58 am

Kinematografia shqiptare numëron qindra filma të cilët lanë gjurmë të mëdha në artin skenik, filma këta që do të mbesin gjatë në kujtesën e historisë së atit shqiptar, shkruan KultPlus.

Në vijim, KultPlus ju sjell disa nga filmat shqiptarë që konsiderohen të jenë më të mirët për fëmijë.

“Beni ecën vetë” – Është historia e djalit të vogël, që nga Korça, shkon te xhaxhai i tij në fshat dhe aty mëson të bëhet një fëmijë i pavarur.

“Tomka dhe shokët e tij” – Është historia e djemve që luftojnë për të shpëtuar fushën e tyre të lojës nga armiqtë që kishin pushtuar dhe zaptuar vendin.

“Shoku ynë Tili” – Është historia e nxënësit që nuk bindej të mësonte, por që me një klasë të bashkuar dhe një mësuese të përkushtuar arriti të bëhet edhe nxënës i mirë.

“Mimoza Llastica” – Është historia e llasticës, që kishte konflikte me bashkëmoshataret, sepse ishte përkëdhelur më shumë se ç`duhet dhe në fund arrin të integrohet me shoqet e saj.

“Një vonesë e vogël” – Është e gjithë aventura e disa fëmijëve të vegjël që dalin në mëngjes nga shtëpia për të shkuar në shtëpinë e mësuese për 7 Mars dhe vetëm në darkë arrijnë ta gjejnë, pasi humbasin adresën.

“Taulanti kërkon një motër” – Është drama e një djali të vogël, i cili kërkon dëshpërimisht të ketë një motër të vogël dhe në fund, dëshira e tij do të realizohet. / KultPlus.com

Të ngjajshme