Godzilla vs Kong vjen në Cineplexx me eventin Action Night ku do të ketë shumë shpërblime

22 Mars, 2021 - 1:17 pm

Një nga filmat e shumëpritur, Godzilla vs Kong arrin në Cineplexx më 25 mars, me eventin Action Night, ku do të ketë shumë shpërblime.

Njëri prej filmave të shumë pritur të këtij viti, Godzilla vs Kong arrin në Cineplexx këtë javë! Kinemaja më e madhe në vend Cineplexx, për këtë film, do të organizojë eventin Action Night, ku do të ketë shumë shpërblime. Ky event do te mbahet ne të dy kinematë, në Prishtinë dhe në Prizren, më 25 mars, duke filluar nga ora 19:00.

https://www.facebook.com/cineplexxprizren/photos/a.109508333776909/533240598070345/

Kapitulli tjetër epik në “Monsterverse, vë dy nga ikonat më të mëdha në historinë e filmave kundër njëri-tjetrit – Godzilla i frikshëm dhe Kong i fuqishëm – me njerëzimin të zënë në ekuilibër. Filmi është vazhdim i filmave Godzilla (2014), Kong:Skull Island (2017) dhe Godzilla: King of Monsters (2019).

Fokusi kryesor i këtij eventi do të jetë pikërisht premiera e këtij filmi. Për të pranishmit, do të ketë shumë shpërblime nga brende si:

2x Syze Ray-Ban nga Optika Simon
10x Anëtarësi 1 vjeçare në Fivestar Fitness

Ndërsa në kinemanë në Prizren, shpërblimet do të dhurohen nga brendet si:

2x Syze Ray-Ban nga Optika Gacaferi
5x Anëtarësi 1 vjeçare në Fivestar Fitness

Për më tepër informata rreth eventit dhe orareve vizitoni webfaqen e Cineplexx Kosovo, ndërsa biletat mund t’i bleni përmes aplikacionit apo direkt në kinema prej orës 15:00. (lidheni me kete link: https://www.cineplexx-ks.eu/Content.Node/ks/events/_items/Godzilla_vs._Kong_-_Action_Night.sq-KS.php

Të ngjajshme