“Golda”, filmi për ish kryeministren e izraelit që përballoi luftën

31 Korrik, 2023 - 9:30 pm

Aktorja fituese e çmimit Oscar, Helen Mirren luan rolin e Golda Meir , kryeministrja e parë femër që drejtoi shtetin e Izraelit. 

Me regji të Guy Nattiv, aktorja britanike sjell në ekran kryeministren e izraelit, e vetmja në një qeveri kryesisht mashkullore, gjatë periudhës komplekse të Luftës së Yom Kipurit.

Golda, e cila u shfaq premierë në Festivalin e 73-të Ndërkombëtar të Filmit në Berlin, po shfaqet në kinematë amerikane prej 25 gushtit. Filmi përshkruan kohën kur Izraeli drejtohej nga një grua ndërsa toka izraelite u sulmua nga Egjipti dhe Siria, duke shkaktuar kështu luftën komplekse të Yom Kippur. Kryeministrja Golda Meir, e papërgatitur për sulmin si pjesa tjetër e vendit të saj, tani është e detyruar të udhëheqë qeverinë izraelite në një nga fazat më dramatike të kombit.

Golda Meir, si dhe gruaja e parë që drejton qeverinë e Izraelit, e gjen veten të vetme, e rrethuar vetëm nga kriza qeveritare dhe tensione komplekse politike që duhet të zgjidhen në një garë të shpejtë me kohën, për të shpëtuar sa më shumë jetë të jetë e mundur.

Regjisori izraelit Guy Nattivndaj drejton një histori të vështirë dhe të diskutueshme, e cila ka si protagoniste një lidere që po përballet me një moment shumë delikat të historisë së vendit të saj. Filmi biografik i Guy Nattiv është në fakt një dramë historike e mprehtë , e cila e sheh fytyrën e fitueses së Oskarit , Helen Mirren në rolin e kryeministres së parë femër të Izraelit. Në film, përveç protagonistes Helen Mirren, gjejmë edhe Liev Schreiber në pjesën e Henry Kissinger.

Top Channel

Të ngjajshme