Gratë e fuqishme të Kosovës takohen në Washington DC

Në një fotografi shihen bashkë, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, këngëtarja e suksesshme botërore Dua Lipa, Blerta Basholli e cila po shënon një sukses të jashtëzakonshëm me filmin “Zgjoi”, dhe Yllka Gashi, figura kryesore e këtij filmi, e cila për rolin e saj tashmë ka marrë disa çmime të mëdha ndërkombëtare.