Guy Ritchie paditet për plagjiaturën e filmit “The Gentlemen”

19 Prill, 2023 - 5:30 pm

Guy Ritchie thuhet se po përballet me një padi për filmin e tij “The Gentlemen”, me skenaristin Mickey De Hara që pretendon se regjisori britanik ka kopjuar skena nga një skenar që ai i kishte dorëzuar.

Filmi i vitit 2020 ndjek një tregtar droge, të luajtur nga Matthew McConaughey, i cili përpiqet të shesë perandorinë e tij.

Akuza për Guy Ritchie

Në një padi të ngritur në Gjykatën e Lartë të Londrës muajin e kaluar, sipas Variety, De Hara pretendon se Guy Ritchie e ngarkoi atë të shkruante një vazhdim të filmit RockNRolla të vitit 2008 bazuar në “përvojat e tij personale të jetës” pasi dikur ishte dënuar për posedim kokaine dhe kanabis “me qëllim furnizimi” për të cilin u përball me burg.

Di Hara thuhet se pretendon se në vitin 2018, pasi i dërgoi Ritchie skenarin e tij për një protagonist që drejton një biznes marijuanë, Ritchie i tha atij se projekti nuk do të ndodhte.

Filmi The Gentlemen u publikua dy vjet më vonë dhe De Hara pretendon se është një riprodhim i skenarit të tij. Sipas padisë, filmi kopjoi personazhet e De Hara-s dhe “aspektet unike të komplotit” të skenarit të tij. Shikoni pamjet nga filmi:

Skenaristi pretendon se pas publikimit të filmit, ai i dërgoi një mesazh Richie duke thënë se sa të ngjashëm ishin të dy projektet dhe regjisori u përgjigj: “Mickey, unë dhe njerëzit e mi jemi përpjekur të kemi kontakt me ty prej disa vitesh. Nuk pati asnjë përgjigje. Jam i lumtur që do të ulemi dhe do të diskutojmë”.

De Hara mohon që Ritchie u përpoq të kontaktonte me të për këtë çështje përpara publikimit të filmit. Guy Ritchie thuhet se refuzoi kërkesën e skenaristit për të përfshirë emrin e tij në titullin e filmit, por sugjeroi që ai të vlerësohej si skenarist në një projekt tjetër, në të cilin ai nuk ishte i përfshirë.

De Hara po kërkon 250,000 dollarë “për veprën e tij origjinale të përdorur në filmin “The Gentlemen” pa pëlqimin e tij dhe pa pagesën e tarifës së rënë dakord”./abcnews.al/ KultPlus.com

Të ngjajshme