Hapet Pavijoni i Kosovës në Edicionin e 75-të të Festivalit të Kanës

19 Maj, 2022 - 5:30 pm

Për të njëmbëdhjetin vit me radhë Qendra Kinematografike e Kosovës prezentohet në tregun më të rëndësishëm të filmit ‘Marche Du Film’ në festivalin e Kanës.

Në këtë edicioni të 75-të, me 21 maj, Republika Kosovës do të nënshkruajë marrëveshje ndërshtetërore për bashkëprodhim kinematografik me Republikën e Francës. Kjo marrëveshje përveç që do të zyrtarizoj bashkëprodhimet filmike Kosovaro-Franqeze, ajo do të hapë rrugë për bashkëprodhime të reja dhe do të përforcojë bashkëpunimin në mes të dy qendrave të filmit, QKK-së së Kosovës dhe CNC-së së Francës.

Ndërsa, me 24 maj, do të shfaqet premiera e filmit të radhës nga vëllezërit Dardenne ‘Tori and Lokita’, ku aktori i njohur kosovar Alban Ukaj luan rrolin e Betimit.

Ndër të tjera, Qendra Kinematografike e Kosovës do të promovoj filmat e fundit kosovar në kategori dhe faza të ndryshme të zhvillimit, do të këtë takime dhe inicime të marrëveshjeve të ardhshme ndërshtetërore, takime me partner ndërkombëtar të kinematografisë, fonde filmi, përfaqësues të festivaleve të rëndësishme ndërkombëtare, producentë e distributorë.

Pavijoni i përbashkët i Kosovës dhe Shqipërisë gjendet në Village International Riviera – Nr. 135./ KultPlus.com

Të ngjajshme