Hapet thirrja për përzgjedhjen e filmit që do të garojë në “International Feature Film” në Oscars 2026

19 Korrik, 2025 - 9:29 am

Qendra Kombëtare e Kinematografisë (QKK) shpalli zyrtarisht thirrjen për paraqitjen e kandidaturave shqiptare në kategorinë “International Feature Film”, për edicionin e 98-të të çmimeve OSCAR, që do të zhvillohet në vitin 2026.

QKK fton të gjitha shtëpitë kinematografike dhe producentët shqiptarë që të dorëzojnë filmat e tyre pranë institucionit, si pjesë e procesit të përzgjedhjes së përfaqësuesit zyrtar të Shqipërisë për këtë kategori prestigjioze.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është data 1 gusht 2025, dhe aplikimi duhet të bëhet pranë Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, sipas kritereve dhe dokumentacionit të parashikuar./atsh/KultPlus.com

Të ngjajshme