Harry dhe Meghan në Netflix: Sakrifikova gjithçka për t’u bashkuar me gruan time

9 Dhjetor, 2022 - 10:15 am

Duka i Sussex ka përshkruar se si ai sakrifikoi “gjithçka që di” për t’u bashkuar me Meghan “në botën e saj”, në dokumentarin e ri të tij dhe të dukeshës në Netflix.

Princi Harry tha se Meghan “sakrifikoi gjithçka që dinte ndonjëherë, lirinë që kishte, për t’u bashkuar me mua në botën time” – dhe më pas ai bëri të njëjtën gjë për të, shkruan BBC.

Tre episodet e para të serialit gjashtëpjesësh të titulluar “Harry & Meghan” u publikuan të enjten.

Çifti flasin për jetën në familjen mbretërore, ndërhyrjen në shtyp dhe racizmin.

Buckingham Palace ende nuk i është përgjigjur pretendimeve në dokumentar dhe Netflix thotë se anëtarët e Familjes Mbretërore refuzuan të komentojnë brenda serialit.

Gjatë episodit të parë njëorësh – i cili përfshin një intervistë ulur me çiftin si dhe pjesë nga një video ditar – Harry dëgjohet duke thënë: “Kjo ka të bëjë me detyrën dhe shërbimin, dhe ndihem sikur jam pjesë e kësaj familjeje, është detyra ime të zbuloj këtë shfrytëzim dhe ryshfet që ndodh brenda mediave tona”.

“Detyra ime është të ruaj familjen time të sigurt. Por natyra e të qenit i lindur në këtë pozicion… dhe niveli i urrejtjes që po ngjallet në tre vitet e fundit veçanërisht kundër gruas dhe djalit tim, unë jam në përgjithësi i shqetësuar për sigurinë e familjes sime”./21Media/KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme