Harvey Weinstein angazhon ish-spiunë për të kundërshtuar akuzat e abuzimit seksual

7 Nëntor, 2017 - 7:00 pm

Raportohet se Harvey Weinstein, ka angazhuar gazetarë dhe ish-spiunë të trajnuar dhe personel ushtarak të cilët kanë përdorur identitete të rreme për të ndaluar akuzuesit që të dalin në publik me pretendime kundër tij lidhur me sjellje të pahijshme seksuale, shkruan The Telegraph, përcjellë KultPlus.

Lajmi erdhi pasi Akademia e Televizionit, e cila prezanton Emmy Awards, thuhet se e ka përjashtuar Weinsteinin “përgjithmonë”, duke ndjekur një veprim të ngjashëm nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit, e cila i jep Oscarët.

Ndër agjencitë private të sigurimit që ka angazhuar Weinstein nga vjeshta e vitit 2016, siç njofton New Yorker, ishte edhe Black Cube, i cili kryesisht udhëhiqet nga ish-oficerët e agjencive të inteligjencës izraelite, duke përfshirë Mossadinin. Një tjetër ishte edhe gjiganti i inteligjencës korporative Kroll.

Black Cube u takua me aktoren Rose McGowan, për të marrë informacione nga ajo para se ajo publikisht të akuzonte Weinstein për përdhunimin e saj. Një nga hetuesit kishte regjistruar fshehurazi të paktën katër takime me McGowan ndërsa pretendonin që ishin avokatë për të drejtat e grave, tha revista, duke cituar dhjetëra faqe dokumente dhe shtatë persona të përfshirë drejtpërsëdrejti në përpjekjet e Weinstein.

Spiuni përdori një identitet tjetër të rremë për t’u takuar me një gazetar duke pohuar se kishte një akuzë kundër Weinstein, për të mësuar se cilat gra ishin takuar me mediet.

Gjatë përpjekjes së tij për një vit, Weinstein dhe ekipi i tij do të mbledhin informacion mbi dhjetëra njerëz, duke hartuar profilet psikologjike me historitë e tyre personale ose seksuale në mënyrë që t’i kundërshtojnë ato. New Yorker tha se Weinstein u kërkoi ndihmë ish-punonjësve nga ndërmarrjet e tij e filmit për të ndihmuar në përpjekjet e tij për grumbullimin e emrave dhe në bërjen e telefonatave.

Hetimet gjithashtu nganjëherë shkuan nëpër avokatët e Weinstein, sipas revistës. Midis tyre ishte David Boies, i cili përfaqësoi Al Gore në debatin e tij të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2000 me George W. Bush. Nju Jorker tregon se vetë Boies kishte nënshkruar një kontratë në të cilën kërkonte që Black Cube të zbulonte informacion në mënyrë që të ndalonte botimin e një historie të New York Times rreth abuzimit seksual të Weinstein-it./ KultPlus.com

Të ngjajshme