Historiku i problemeve mes Rock dhe Smith kishte filluar shumë më herët, shuplaka i dha “fund” shakave

28 Mars, 2022 - 1:01 pm

Shuplaka e fundit të cilën aktori Willl Smith ia dha komedianit Chris Rock nuk është arsyeja pse ka nisur keqkuptimi dhe argumentet mes tyre, shkruan KultPlus.

Aktori dhe komediani dikur ishin miq, derisa Rock bëri një shaka për Jada Pinkett Smith në Oscars 2016, ku edhe u përkeqësuan raportet e tyre.

Goditja e Chris Rock ndaj Jada Pinkett Smith në Oscars të këtij viti nuk ishte hera e parë që komediani bën shaka për çiftin e famshëm.

Historiku i tyre

Kur udhëhoqi “Oscars” në vitin 2016, Chris u fut në telashe me aktorin kur përdori gruan e Will, Jada Pinkett Smith, si material shaka në monologun e tij hapës.

Në hapjen e fjalimit, Chris u tall me Jada, rreth bojokotimit që kjo e fundit kishte bërë, për arsye të diversitetit që mungonte.

“Jada u zemërua, tha se nuk do të vinte. Jada të bojkotojë Oscars është si unë të bojkotoj brekët e Rihannës. Unë nuk isha i ftuar”, tha Chris, shkruan RollingStone

“Ti zemërohesh. Nuk është e drejtë që Will ishte kaq i mirë dhe nuk u nominua. Gjithashtu nuk është e drejtë që Will u pagua 20 milionë dollarë për Wild Wild West”, kishte thënë ai.

“Shakatë” vazhduan akoma

Por sulmet e Chris vazhduan tutje, duke i shtuar edhe më shumë zjarr problemeve që ata kishin. Në vitin 2018 komediani postoi një koment të diskutueshëm në lidhje me Smith, në mediat sociale për martesën e tij të mëparshme.

Will kishte postuar një foto duke i uruar ditëlindjen ish-bashkëshortes së tij, Sheree Zampino dhe Chris postoi një koment që u bë viral atë kohë.

“Uau. Ju keni një grua shumë të kuptueshme”, kishte shkruar Chris në urimin e Will për ish-partneren.

Chris ishte talluar me Jada dhe Will gjatë “Oscars” në 2016,e për këtë arsye ky koment bëri bujë të madhe.

Frustrimin ndër vite që Smith kishte me Chrisin siç duket e ka shprehur në Oscarin e sivjetmë, kur edhe i dha një shuplakë atij, pasi ky i fundit nuk pati kufi për shakatë me gruan e aktorit.

Pas incidentit, Will dhe Jada thuhet se kanë qëndruar afër e kanë mbajtur duart gjatë gjithë ceremonisë dhe gjithashtu aktori edhe kërkoi falje për shuplakën. /KultPlus.com

Të ngjajshme