Historitë e grave, dhunës dhe pronës në Kosovë vijnë sonte përmes filmit “Jo Prona Jote”

11 Mars, 2019 - 1:30 pm

Inject – Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi në vazhdën e Muajit të Gruas shfaqë sot dokumentarin “Jo Prona Jote”.

Dokumentari “Jo Prona Jote” ngërthen histori nga të mbijetuarat e dhunës në familje nga komunitetet e ndryshme në Kosovë dhe përkushtimin e tyre për t’u ballafaquar me çështje ekonomike e ligjore si ndryshimbërëse frymëzuese. Duke shtjelluar lidhjen në mes dhunës dhe të drejtave pronësore, filmi fokusohet në atë se si normat zakonore ndikojnë në pronësinë e grave dhe në ndjeshmërinë e tyre ndaj dhunës në familje.

Filmi do të shfaqet sot duke filluar nga ora 18:00 në hapësirën e Kino Armatës. / KultPlus.com

Të ngjajshme