Horrori i frikshëm The Pope’s Exorcist arrin në Cineplexx me eventin Horror Night!

4 Prill, 2023 - 3:45 pm

Cineplexx organizon eventin “Horror Night” me premierën e horrorit The Pope’s Exorcist ku për çdo biletë që bleni do të fitoni një pije falas nga Red Rain!

Njëri prej filmave të shumë pritur horror po arrin në Cineplexx ku aktori Russell Crowe përballet me djallëzi dhe një Vatikan të fshehtë në këtë triler të ri ekzorcist! Me këtë rast kinemaja organzion eventin Horror Night ku për të gjithë ata që e shikojnë filmin gjatë kësaj nate do të fitojnë një pijes falas nga Red Rain. Eventi do të mbahet këtë të enjte në të dy lokacionet e Cineplexx, në Prishtinë dhe në Prizren duke filluar nga ora 19:00.

Filmat horror si “The Exorcist”, “The Exorcism of Emily Rose” dhe “The Conjuring” kanë dëshmuar pëlqimin e tyre nga publiku për filmat horror me ekzorcist. Këtë 6 prill, film më i ri ekzorcist arrin në Cineplexx ku në rol kryes­­or shfaqet fituesi i çmimit Oscar, Russell Crowe, duke luajtur rolin e krye ekzorcistit zyrtar të Vatikanit. The Pope’s Exoricist është një triller historik horror në premisën shekullore të djallit kundër priftit. Filmi është frymëzuar nga dosjet e rastit të At Gabriele Amorth, Krye ekzorcisti i Vatikanit, i cili kreu dhe dokumentoi mbi 100,000 ekzorcizëm gjatë jetës së tij. Filmi ndjek At Gabriele Amorth ndërsa ai heton pushtimin e tmerrshëm djallëzor në një djal të ri dhe përfundon duke zbuluar një komplot shekullor që Vatikani është përpjekur dëshpërimisht ta mbajë të fshehur.

Cineplexx gjithashtu ka organizuar një lojë shpërblyese për t’i fituar dy bileta për në eventin Horror Night, ku mund të bëheni pjesë e lojës këtu:

https://www.instagram.com/p/CqbB5ReoSoL/

Për më tepër informata rreth orareve vizitoni webfaqen e Cineplexx Kosovo, ndërsa biletat mund t’i bleni përmes aplikacionit Cineplexx KS apo direkt në kinema prej orës 17:00.

Të ngjajshme