“I treturi” me regji të Arben Thaqit me premierë në Cineplexx të Maqedonisë (VIDEO)

3 Qershor, 2021 - 9:00 pm

Filmi artistik i metrazhit të gjatë “I treturi” me skenar dhe regji të Arben Thaqit do të prezantohet me premierë në Cineplexx të Shkupit, shkruan KultPlus.

Premiera e këtij filmi që përfshinë një kastë të njohur të aktorëve do të prezantohet të premtën, me fillim në ora 19:00.

Filmi është një dramë psikologjike me elemente të luftës që përfshinë periudhën e fundit të Luftës së Dytë Botërore. Protagonisti  filmit luajtur nga aktori Sotiraq Bratko duke shkruar kujtimet e tij, përpiqet të zbulojë diçka nga e kaluara e tij e mjegullt, diçka që e fshehë nga njerëzit, gruaja e tij, madje edhe nga vetvetja.

Në këtë film përpos Sotiraq Bratko luajnë edhe aktorët: Eva Alikaj, Kejdi Ademi, Sokol Monallari, Afrim Muçaj, Sheqerije Buçaj, Selman Blerim Ismani, Arsim Fazlia, Selman Jusufi, Adem Karaga, Rafet Abazi, Neritan Liçaj, Enis Murati …

Filmi është kooproduksion mes Arbfilm e që është mbështetë nga Qendra e Filmit të Maqedonisë, dhe bashkëprodhues minor është edhe Qendra Kinematografike e Kosovës, nëpërmjet Ikonë Studio.

Filmi është bazuar në romanin e Abdylaziz Ilsmait “Të treturit e Projanës”./ KultPlus.com

Të ngjajshme