“Indiana Jones” filmi më i shikuar i fundjavës në Amerikën e Veriut

5 Korrik, 2023 - 8:57 am

“Indiana Jones and the Dial of Destiny” është filmi numër 1 në Amerikën e Veriut, duke fituar 60 milionë dollarë për shitje biletash në fundjavë.

Në vendin e dytë është renditur “Spider-Man: Across the Spider-Verse” me 11.5 milionë dollarë, i ndjekur nga “Elemental” me 11.3 milionë dollarë, “No Hard Feelings” në vendin e katërt me 7.5 milionë dollarë dhe “Transformers: Rise of the Beasts” në të pestin me 7 milionë dollarë.

Në pozitën e gjashtë figuron “Ruby Gillman: Teenage Kraken” me 5.2 milionë dollarë, “The Little Mermaid” në pozitën e shtatë me 5.2 milionë dollarë, “The Flash” në të tetën me 5 milionë dollarë, “Asteroid City” në të nëntën me 3.8 milionë dollarë dhe “Guardians of the Galaxy: Vol. 3” në pozitën e dhjetë me 1.8 milionë dollarë.

Të ngjajshme