“It Chapter Two” për të dytën javë radhazi kryeson shitjen e biletave nëpër kinema

17 Shtator, 2019 - 6:00 pm

“It Chapter Two” po vazhdon t’i frikësojë adhuruesit e filmave pasi që për të dytën javë radhazi është në krye të biletarive kinematografike.

Vazhdimi i filmit horror, ku luajnë Jessica Chastain, James McAvoy dhe Bill Hader, i ka inkasuar 40.7 milionë dollarë gjatë fundjavës, duke ia sjellë filmit një total 10-ditor mbarëbotëror prej 323.3 milionë dollarësh.

Filmi i ri i Jennifer Lopez Hustlers debuton në numrin dy me 33.2 milionë dollarë, ndërsa Angel Has Fallen vjen në vendin e tretë me 4,4 milionë dollarë. Good Boys dhe Lion King e përmbyllin top pesëshen. /KultPlus.com

Të ngjajshme