James Franco angazhohet në rolin e Fidel Castros

8 Gusht, 2022 - 9:15 pm

Pas një mungese të gjatë në ekran të madh, James Franco, është angazhuar për ta portretizuar ish-liderin kuban, Fidel Castro, në filmin e ardhshëm me titull, “Alina Of Cuba”.

Me regji të Miguel Bardemit, ky projekt do të fokusohet në historinë e Alina Fernandez, vajza e Fidel Castros nga afera e tij me Natalia Revueltas.

Fernandez e zbuloi se Castro ishte babai i saj biologjik në moshën 10-vjeçare. Më vonë ajo u shndërrua në një prej kritikëve më të mëdhenj të Castros, dhe u arrestua disa herë për përpjekje për t’u larguar nga Kuba. Në vitin 1993 ajo dezertoi në Spanjë, me ndihmën e maskimit dhe dokumenteve të falsifikuara.

Krahas Francos në film luajnë edhe aktorët, Ana Villafañe, Mia Maestro, Alanna de la Rosa, Maria Cecilia Botero, Harding Junior, Sian Chiong dhe Rafael Ernesto Hernandez.

Xhirimet e filmit pritet të fillojnë më 15 gusht, dhe zënë vend në lokacione përreth Cartagenas dhe Bogotas.

Në korrik të këtij viti, Franco po ashtu u angazhua me rol në dramën, “Me, You”, ngjarja e së cilës zë vend pas Luftës së Dytë Botërore dhe ku luajnë aktorët, Tom Hollander dhe Daisy Jacob./koha/ KultPlus.com

Të ngjajshme