займ на карту онлайн потребительский кредит

Jane Fonda do të pranojë çmim special të karrierës në ceremoninë “Globi i Artë”

27 Janar, 2021 - 9:11 am

Aktorja veteran, Jane Fonda, do të nderohet me shpërblimin “Cecile B. DeMille”, i cili e nderon kontributin e saj në film, në edicionin e ardhshëm të ceremonisë shpërblyese “Globi I Artë”.

Karriera e larmishme e yllit 83-vjeçar do të vlerësohet në ngjarjen e përvitshme e cila zë vend më 28 shkurt të këtij viti, kur edhe do t’i dhurohet shpërblimi më i lartë gjatë ceremonisë glamuroze.

Ali Sar, kryetar i Shoqatës së Gazetarëve të Huaj në Hollywood, përmes një komunikate për media tha: “Për më shumë se pesë dekada, puna e larmishme e Janeit është reflektuar edhe në angazhimin e jashtëzakonshëm të saj si aktiviste, duke e shfrytëzuar platformën e saj si aktore e listës A, për t’iu drejtuar disa prej çështjeve më të rëndësishme shoqërore të kohës sonë. Talenti i pamohueshëm ia ka fituar asaj nivelin më të lartë të njohjes, dhe deri sa jeta e saj profesionale ka marrë kthesa të ndryshme, angazhimi i Fondas për të sjellë ndryshime pozitive në shoqëri, ka qëndruar i palëkundur. Ne jemi të nderuar që në edicionin e ardhshëm të ceremonisë “Globi I Artë”, do t’i festojmë arritjet e saj në jetë dhe karrierë”.

Aktorja e njohur për publikun mbarë botërorë do të bëhet personi i 67-të dhe gruaja e 16-të me radhë, që e pranon shpërblimin “Cecile B. DeMille, i cili është dizajnuar për ta festuar kontributin e jashtëzakonshëm të yjeve në botën e filmit.

Ndër fituesit e kaluar të këtij çmimi prestigjioz ishin: Walt Disney, Judy Garland, John Wayne, Frank Sinatra dhe babai i aktores, Henry Fonda i cili u nderua në vitin 1980.

Jane Fonda e cila përgjatë vjetëve ka folur hapur rreth çështjeve të shumta shoqërore dhe politike, përfshirë këtu luftën në Vietnam, në të kaluarën e kishte pranuar se i kishte tejkaluar të gjitha pritjet e saj, gjatë angazhimit si aktore në industrinë e filmit.

Ndër filmat e fundit të aktores që kanë shënuar suksese të mira në arkat filmike janë: “Georgia Rule”, “Monster in Law”, “This Is Where I Leave You” “Book Club” dhe të tjerë. / KultPlus.com

Të ngjajshme