Jasmila Zbanic, regjisorja e ‘Quo Vadis’ flet për Zgjoin: Bukuria dhe forca e këtij filmi qëndron në të gjithë ekipen

26 Janar, 2022 - 11:29 pm

Jasmila Žbanić, shkrimtare dhe regjisore e filmit të mrekullueshëm, të nominuar për Oscar, QUO VADIS, AIDA?, së fundmi ka thënë fjalë të jashtëzakonshme për filmin “Zgjoi”, shkruan KultPlus.

“Bukuria dhe forca e këtij filmi qëndron në faktin se regjisorja, i gjithë ekipi, aktorët mundësuan që të shohim atë që nuk duket dhe të papërshkrueshmen. Sikurse një koshere, i gjithë filmi vibron te ju pak kohë pasi ju ta shihni atë”, ka thënë Zbanic.

Më 8 shkurt bëhet e ditur lista finale e nominimeve. Ndërsa, nesër do të fillojë votimi i anëtarëve të Akademisë Amerikane për të nominuar filmat për “Oscars 2022”.

Filmi “Zgjoi” me regji të Blerta Bashollit është futur në listën e ngushtë për nominim nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit, ‘Oscars 2022’, në kategorinë e filmit ndërkombëtar me metrazh të gjatë. /KultPlus.com

Të ngjajshme