Jennifer Hudson e ka jetësuar ëndrrën me portretizimin e ikonës Aretha Franklin

19 Shkurt, 2020 - 9:01 am

Ylli i njohur i filmit dhe muzikës, që e ka portretizuar këngëtaren e ndjerë Aretha Franklin në filmin biografik, “Respect”, ka deklaruar se ndihet shumë e nderuar për këtë fakt dhe se tashmë e ka jetësuar një ëndërr të kamotshme të saj.

“Është zyrtare, xhirimet e filmit @Respec kanë përfunduar! Jam jashtëzakonisht e emocionuar për këtë fakt dhe nuk po gjej fjalë për ta shprehur mirënjohjen që jam përzgjedhur nga vet mbretëresha e muzikës, Franklin, për ta portretizuar atë në biografinë e saj. Ëndrra ime tashmë është shndërruar në realitet, dhe ishte kënaqësi e madhe për mua ta nderoja kërkesën e idhullit tim,” ka deklaruar Hudson përmes një mesazhi të postuar në Instagram.

Në vitin 2017, aktorja e bëri të ditur lajmin se ishte takuar me zonjën Franklin për të diskutuar rreth angazhimit për ta portretizuar atë në një film, duke ia pranuar faktin se “ky do të ishte roli që e ka ëndërruar gjithmonë”. Sidoqoftë, deri në këtë moment, Hudson kishte qëndruar shumë e heshtur sa i përket detajeve shtesë rreth projektit të ri filmik, transmeton Koha.net.

Kur Aretha Franklin vdiq në gusht të vitit 2018, Hudson ishte njëra prej këngëtareve të para që kishte shprehur ngushëllime rreth humbjes së ikonës së muzikës, si dhe e ka nderuar me një perofrmancë prekëse në funeralin e saj. / KultPlus.com

Të ngjajshme