Jennifer Lopez rikthehet në Vancouver për xhirimet e filmit të ri ‘The Mother’

19 Tetor, 2021 - 7:00 pm

Jennifer Lopez ka njoftuar se është rikthyer në xhirimet e filmit të ri të Netflix të titulluar, “The Mother”.

Artistja, e ndjekur nga 180 milionë njerëz vetëm në Instagram, tregoi se ndodhet në Vancouver për realizimin e filmit të saj të ardhshëm.

Në film, ylli do të portretizojë një vrasëse të rrezikshme, e cila detyrohet të kthehet në këtë profesion nga i cili kishte hequr dorë, në mënyrë që ta mbrojë vajzën e saj, të cilën e kishte dhënë për adoptim para shumë vjetëve.

Të hënën në mëngjes, Lopez postoi një ‘selfie’ në InstaStory, të veshur me një triko dimri.

Ndonëse xhirimet e “The Mother” kan nisur për një kohë të gjatë, kjo duket se do të zgjasë akoma.

J.Lo e njohur edhe për rolin e saj në filmin “Second Act”, ka edhe disa projekte të tjera filmike në pritje për t’i realizuar, në mes së cilave edhe “Marry Me” dhe “The Godmother”.

Lansimi i “Marry Me” është shtyrë për në shkurt 2022 për shkak të pandemisë, kurse për “The Mother” nuk ka ende një datë të saktë publikimi.

Theksojmë se këtë vit u shtynë një mori filmash si pasojë e situatës me COVID-19./KultPlus.com

Të ngjajshme