займ на карту онлайн потребительский кредит

Jeta përrallore e Sophia Loren në revistën ‘Life’ , 1964 (FOTO)

4 Korrik, 2020 - 12:58 pm

Autori i fotografive është Alfred Eisenstaedt.

Gjatë miqësisë së tyre, Eisenstaedt i ka bërë fotografi të panumërta aktores fituese të çmimit Oskar, shumica e të cilave nuk ishin të destinuara për publikim. “Eisie duhet të më ketë bërë mijëra foto, të cilat askush nuk i ka parë ­, ka thënë Loren për revistën LIFE, e cila ka publikuar një seri të portreteve më të mira të Loren të shkrepura nga Eisenstaedt, në periudhën më të bukur të famës së saj botërore.

“Kur kam takuar Eisie”, Loren kujton, “ishte me të vërtetë një dashuri me shikim të parë. Ai u bë hija ime. Por ai kurrë nuk u përpoq të ndërhyjë në jetën time. Jo, ai vetëm vazhdoi të shkrepë dhe të qeshë, dhe ishte i lumtur vetëm të ishte me mua – ashtu si dhe unë që isha me të! Më mungon.

Unë nuk mendoj se Sofia Loren merr kredi të mjaftueshme si një ikonë e ekranit të shekullit XX. Suksesi, bukuria dhe fama mund të rivalizoheshin me legjendat Marilyn Monroe dhe Brigitte Bardot. Ndërsa talenti i Monroe & Bardo ishin të diskutueshme, Sofia Loren ka fituar 50 çmime gjatë karrierës së saj, duke përfshirë një Oskar për aktoren më të mirë grua, një çmim Golden Globe, Grammy Award, BAFTA dhe Laurel Award. Ndryshe nga kolegët e saj, aktoret simbol seksi të ditës që shkuan nga një Playboy në një tjetër, Sofia Loren i’u dha jetës bashkëshortore nga mosha 22 vjeç, producentin e famshëm italian të filmit, Carlo Ponti, jo pak, por deri në vdekjen e tij 50 vjet më vonë. Kur u pyetën nëse ajo do të martohej përsëri, si një romantike e vërtetë ajo u përgjigj: “Jo, kurrë përsëri. Do ta kem të pamundur të dua dikën tjetër “.

Fotot e publikuara janë realizuar në verën e vitit 1964 nga fotografi i revistës LIFE, Alfred Eisenstaedt, i cili ka vizituar Sofia Loren në shtëpinë e saj mahnitëse në periferi të Romë, ku ajo jetonte me bashkëshortin.

Përgatitur nga Albert Vataj / KultPlus.com

Të ngjajshme