20 Maj, 2025 - 10:10 pm
Regjisorja franceze Julia Ducournau u rikthye në festivalin e Kanës me filmin “Alpha”.
“Alpha”, luajtur nga aktorja e re Melissa Boros, është një adoleshente e cila vendos të bëje një tatuazh në krah, por gjilpëra rezulton e infektuar duke e kthyer ne një bartëse të një virusi vdekjeprurës. Ndersa drejtuesit e shkollës e përjashtojnë për shkak të virusit.
Golshifteh Farahani, një personazh i njohur në Kanë për filma të tillë si “Paterson” dhe “Girls of the Sun”, luan rolin e nënës së Alfës, e cila është mjeke që kujdeset për pacientët e prekur nga virusi.
Pavarësisht suksesit të saj të hershëm në Kanë, ajo tha se ende e pret me shumë emocion filmin e saj të ri. 41-vjeçarja Ducournau fitoi çmimin kryesor të festivalit, Palmën e Artë, në vitin 2021 me filmin “Titane”./KultPlus.com