Jurassic World: Dominion vjen në Cineplexx me eventin ‘Premiere Night’ ku do të ketë shpërblime të ndryshme

7 Qershor, 2022 - 4:02 pm

Njëri prej filmave të shumëpritur të kësaj vere që risjellë nostalgjinë e publikut, Jurassic World: Dominion arrin në Cineplexx më 9 qershor, me eventin Premiere Night ku do të dhurohen shpërblime të ndryshme.

Aventura e njohur Jurassic World: Dominion arrin në Cineplexx këtë javë ku premton shumë aksion bashkë me dinozaurë më të mëdhenjë dhe më të mirë! Kinemaja Cineplexx, për këtë film do të organizojë eventin Premiere Night, ku do të dhurojë shpërblime në salla të ndryshme. Ky event do te mbahet ne të dy kinematë, në Prishtinë dhe në Prizren, më 9 qershor, duke filluar nga ora 19:00.

Ngjarja e kësaj pjese sjellë dy brezat që bashkohen për herë të parë. Chris Pratt dhe Bryce Dallas Howard i bashkohen fituesja e çmimit Oscar Laura Dern, Jeff Goldblum dhe Sam Neill në Jurassic World Dominion, një aventurë e re dhe befasuese që përfshin globin. Nga arkitekti dhe regjisori i Jurassic World, Colin Trevorrow, Dominion zhvillohet katër vite pasi Isla Nublar është shkatërruar. Dinozaurët tani jetojnë dhe gjuajnë përkrah njerëzve në të gjithë botën. Ky ekuilibër i brishtë do të riformësojë të ardhmen dhe do të përcaktojë, një herë e përgjithmonë, nëse qeniet njerëzore duhet ta bëjnë këtë.

Gjatë eventit do të dhurohen shpërblime të ndryshme në të dy kinematë.

Në kinemanë në Prishtinë do të dhurohen:

4x Gift Cards në vlerë 50€ për brende të ndryshme në Albi Online

3x Gift Cards në vlerë 50€ për Camouflage

https://www.instagram.com/p/CeWjcbio75x/

Ndërsa në kinemanë në Prizren do të dhurohen:

3x Gift Cards në vlerë 50€ për produkte në E-baa

https://www.instagram.com/p/CeWjfzzKGe1/

Për më tepër informata rreth orareve vizitoni webfaqen e Cineplexx ndërsa biletat mund t’i bleni përmes aplikacionit Cineplexx KS apo direkt në kinema prej orës 15:00./ KultPlus.com

Të ngjajshme