Ka nisë Festivali i Filmit në Sarajevë, nën udhëheqjen e aktorit kosovar Alban Ukaj

10 Gusht, 2018 - 9:38 pm

Ka nisë edicioni i 24 i Festivalit të Filmit në Sarajevë, edicion ky që është hapur nga aktori kosovar Alban Ukaj, shkruan KultPlus.

KultPlus ka njoftuar edhe më herët se ky edicion do të ketë për nikoqir aktorin kosovar Alban Ukaj, kurse organizatorët kanë shpjeguar se Festivali i Filmit në Sarajevë, si një festival që zbulon gjeneratat e reja që do të udhëheqin kinemanë rajonale në të ardhmen, ka vendosë që në ceremoninë hapëse të këtij edicioni, rolin e nikoqirit t’ia besoj aktorit kosovar Alban Ukaj, i cili ka shumë vite që është paraqitur në shumë role, si në teatër, ashtu edhe në film.

Festivali i Filmit në Sarajevë vlerësohet të jetë Festivali më i rëndësishëm i filmit në rajon, duke sjellë shumë shpesh figura të njohura të kinemtaografisë botërore./KultPlus.com

Të ngjajshme