Ka vdekur aktorja Pamela Gidley

30 Prill, 2018 - 2:39 pm

Ylli i “Twin Peaks”, Pamela Gidley ka humbur jetën në moshën 52-vjeçare.

Vdekja e Gidley u njoftua të dielën në një nekrologji. Thuhet se “vdiq në mënyrë paqësore në shtëpinë e saj, të hënën, më 16 prill 2018 në Seabrook.” Shkaku i vdekjes nuk ishte menjëherë i qartë, raporton Time.

Gidley u quajt gruaja më e bukur në botë pasi luajti rolin e Teresa Banks në filmin ‘Twin Peaks, Fire Walk with Me’ në vitin 1992./ KultPlus.com

Të ngjajshme