Ka vdekur Reni Santoni, aktori i ‘Dirty Harry’ dhe ‘Se Seinfeld’

4 Gusht, 2020 - 3:53 pm

Ka vdekur në moshën 81 vjeçare Reni Santoni, aktor i njohur për rolin e tij përkrah Clint Eastwood në “Dirty Harry”.

Santoni vdiq nën përkujdesje të stafit mjekësor të shtunën në Los Angeles, teksa lajmin për Fox News e ka konfirmuar producentja, muzikantja dhe tekstshkruesja, Tracy Newman.

“Ai vdiq të shtunën më 1 gusht. Ishte njeriu më i dashur që e kam njohur ndonjëherë”, shkroi Newman në një deklaratë. “Përveçse është një aktor i mahnitshëm, ishte një improvizues legjendar. Ai do të na mungojë”.

Arsyeja e vdekjes së tij nuk është bërë ende e ditur, mirëpo Newman ka thënë për Fox Neës se ai vdiq nga shkaqet natyrore. Santoni u shfaq gjithashtu në filmin e vitit 1967 “Enter Laughing” me regji nga Carl Reiner, filmin e vitit 1969 “Guns of the Magnetent Seven”, dhe më vonë u bashkë-luajti me Sylvester Stallone në “Cobra” në vitin 1986.

“The Mad Show” është një tjetër projekt në të cilin u shfaq Santoni së bashku me David Steinberg, Jo Anne Worley dhe Linda Lavin, premiera e të cilit u dha në vitin 1962. Aktori me origjinë nga Nju Jorku fitoi famë për rolet e tij në “Cobra” dhe “Dead Men Don’t Wear Plaid”, ai gjithashtu njihet edhe për portretizimin e Poppie, pronarit të restorantit të picave në “Seinfeld”, shfaqje e cila filloi në 1994 me episodin e titulluar “The Pie”. Ai ka lënë pas vetes djalin e tij, Nick, të cilin Neyman e ka quajtur si ‘dritën e jetës së tij”. / KultPlus.com

Të ngjajshme