Kasti i aktorëve të ‘Titanic’ ribashkohen pas 20 vitesh (FOTO)

29 Korrik, 2017 - 3:40 pm

Filmi i tyre ‘Titanic’ mund të ketë përfunduar me një tragjedi. Por aktorët Leonardo DiCaprio, Kate Winslet dhe Billy Zane ishin të gjithë të buzëqeshur pasi u bashkuan të martën në një natë gala për Fondacionin Mjedisor të Leonardos në Sant Tropez, 20 vite pas publikimit të filmit.

Aktori 51 vjeçar, Zane ka postuar një foto në Instagram me një shkrim ironik: “Grupi është i gjithi këtu. Tani ne do të shpëtojmë ajsbergët”.

Tre aktorët, pavarësisht se ka kaluar shumë kohë dhe vitet kanë ikur, ruajnë shoqërinë midis tyre si edhe duken të mrekullueshëm në krah të njëri-tjetrit. / KultPlus.com


Të ngjajshme