Kasti i “Friends” pozon së bashku pas shumë vitesh

19 Maj, 2021 - 8:41 pm

Gjashtë aktorët e serialit “Friends” janë parë sërish të gjithë bashkë. Ata pozuan për kopertinën e numrit të ri të revistës “People”, në prag të speciales që do të transmetohet këtë muaj në HBO Max.

Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc, David Schwimmer dhe Matthew Perry u bënë jashtëzakonisht të famshëm falë serialit që nisi në vitin 1994 dhe përfundoi në vitin 2004.

Gjatë 10 viteve të “sitcom”-it, aktorët u lidhën shumë me njëri-tjetrin profesionalisht dhe personalisht. Marrëdhënien e tyre të shkëlqyer e treguan edhe kur negociuan një pagë të barabartë për secilin.

Premiera e speciales së “Friends” do të jetë në 27 maj. Gjashtë miqve më të famshëm në botë do t’iu bashkohen edhe emra të tjerë të famshëm, përfshirë këtu edhe David Beckham, Justin Bieber, James Corden, BTS, Cindy Crawford, Cara Delevingne, Lady Gaga, Elliott Gould, Kit Harington, Larry Hankin, Mindy Kaling, Thomas Lennon, Christina Pickles, Tom Selleck, James Michael, Tyler Maggie Wheeler, Reese Witherspoon dhe Malala Yousafzai./ KultPlus.com

Të ngjajshme