‘Keni mirëkuptim se Adnani nuk di politikë, por di futboll’

9 Korrik, 2018 - 8:41 am

Çka më tha Louis van Gaal per Januzajn!
Ilir Tafa, aktor

Po lexoj se po flitet për Januzajn se a është kosovar a belg? Njeriu lind me nje identitet. Jonuzaj është ai që është e jo ai që e bëjmë ne. Disa po thirren ne emra të mëdhenj të futbollit, duke përmendur Louis van Gaal etj. se Januzaj e mohon kombin e vet,dhe nuk ka Karakter te forte!
Nuk e kam me të dëgjuar, por ju them nga takimi im me shumicën e yjeve të Manchesterit ku pata nderin të isha i ftuar e të luaj në Old Traford, me yjet e Manchesterit (ata nuk e kuptonin politikën si ne), sigurisht “më të prapambetur”, flisnin për sport. Kam biseduar me të gjithë kemi drekuar e darkuar së bashku, kemi luajtur futboll së bashku… atyre nuk u thoshte gjë fakti që unë jam Kosovar, por kur u tregova se jam nga vendi prej nga vjen Adnani, atëherë e kuptova vlerësimin e tyre për të, e pastaj edhe për mua.
I kam takuar yjet e Futbollit si Van Galin, Geri Nevillin, Bryan Robson ,Ryan Giggs ,Denis Irwin ,Andy Cole,e shumë të tjerë të gjithë më kanë thënë se Adnan Januzaj është djal me karakter dhe shumë punëtor, dhe se na ka folur shumë për Kosovën. Madje, kur unë i ofrova ta vizitojnë Kosovën, ata më thanë se kishin pasur kërkesë edhe nga Adnani që të shikojmë të organizojmë një ndeshje miqësore në Kosovë!

Ata me të cilët unë kam biseduar, Adnanin e kanë njohur vetëm si kosovar e shqiptar, e unë i kam takuar të gjithë përfshirë kryetarin e klubit, kryesinë e lojtarët e mëhershëm e të tanishëm.
Andaj ne, do të ishte mirë t’ i rregullojmë stadiumet tona, të investojmë në lojtarë të rinj, kurse për prezantim të Kosovës jashtë e kemi Januzajn e lojtarët e tjerë si Shaqirin, Xhakën, Behramin e Zhegrovën.
Pra, keni mirëkuptim se Adnani nuk di politikë, por di futboll, se po të dinte politike do ta kishte bërë shqiponjën me gishta jo vetëm për golin kundër Anglisë, por edhe në aut e korner.

Të ngjajshme