Këta janë super-filmat që mund t’i shikoni këtë fundjavë në Cineplexx

30 Korrik, 2021 - 12:45 pm

Këtë fundjavë, në Cineplexx mund t’i shikoni disa nga premierat më të fundit botërore.

Vikendi është kohë që më së miri kalohet duke shikuar filma, dhe ku t’i shikosh filmat më të rinjë dhe më mirë se në Cineplexx. Këtë vikend, në kinemanë në Prishtinë dhe Prizren mund t’i shikoni 10 filma të ndryshëm, të cilët shfaqen në orare të ndryshme nga ora 12:00 deri në ora 22:30 në kinemanë në Prishtinë dhe në Prizren.

Top 3 filmat të cilët mund t’i shikoni këtë fundjavë në Cineplexx janë:


Fast and Furious 9
Cipher rekruton në ekipin e saj vëllaun e vogël të Dom në mënyrë që të hakmerret ndaj Dom dhe ekipit të tij.


Jungle Cruise
Bazuar në parkun argëtues të Disneyland ku një anije e vogël lumi merr një grup pasagjerësh në udhëtim përmes xhunglës të mbushur me kafshë të rrezikshme dhe zvarranikë të ndryshëm.


Old

Një thriller për një familje në një pushim tropikal që zbulon se plazhi i izoluar ku ata po pushojnë për disa orë po i bën disi të plaken shpejt duke zvogëluar jetën e tyre në një ditë të vetme.

Përveç këtyre tre filmave, në të dy kinematë po shfaqen super aksioni Black Widow dhe Snake Eyes, horror Great White, ndërsa nga filmat familjarë, po shfaqen ende Space Jam: A New Legacy, si dhe animacionet Spirit Untamed, Peter Rabbit 2, dhe Luca.

Kinemaja në Prishtinë dhe Prizren, nis punën nga ora 12:00, ndërsa për të gjithë filmat që po shfaqen dhe oraret e shfaqjeve mund t’i gjeni në linkun këtu https://www.cineplexx-ks.eu/filma/programi-i-filmave/)./ KultPlus.com

Të ngjajshme