Këta janë super-filmat që mund t’i shikoni këtë fundjavë në Cineplexx

23 Tetor, 2020 - 2:11 pm

Këtë fundjavë, në Cineplexx mund t’i shikoni disa nga premierat më të fundit botërore.

Vikendi është kohë që më së miri kalohet duke shikuar filma, dhe ku t’i shikosh filmat më të rinjë, më mirë se në Cineplexx. Këtë vikend, në kinemanë në Prishtinë dhe Prizren mund t’i shikoni 10 filma të ndryshëm, të cilët shfaqen në orare të ndryshme nga ora 12:00 deri në ora 23:00. Top 3 filmat të cilët mund t’i shikoni këtë fundjavë në Cineplexx janë:

1) Teten
I armatosur me vetëm një fjalë, Tenet, dhe duke luftuar për mbijetesën e të gjithë botës, një Protagonist udhëton nëpër një botë muzgu të spiunazhit ndërkombëtar në një mision që do të shpaloset në diçka përtej kohës reale.

Filmi me regji nga mjeshtri i kinemasë Christopher Nolan, i cili ngelet një nga filmbërësit modern më të njohur në botën e kinemasë. Filmat e tij kanë arkëtuar miliarda në arkat filmike, ndërsa filmi i tij I fundit Tenet, po shënon sukses të jashtëzakonshëm, duke marrë parasysh situatën pandemike në botë.

2) Mulan
Një vajzë e re kineze maskohet si një luftëtare mashkull në mënyrë që të shpëtojë babanë e saj. Remake i filmit të famshëm të animuar me të njejtin titull.

3) Misbehaviour
Një grup grash nxjerrin një plan për të prishur konkursin e bukurisë Miss World 1970 në Londër. Filmi vjen nën regjinë e Philipa Lowthorpe, ndërsa në rol kryesor është aktorja e njohur britanike Keira Knightley. Përveç këtyre tre filmave, në të dy kinematë po shfaqen edhe filmat familjarë si Trolls World Tour dhe Pinocchio, ndërsa fansat e filmave dramë komedi dhe aksion mund të argëtohen me filmat si: The New Mutants, The War with Grandpa, An Officer and a Spy, The Personal History of David Copperfield, si dhe filmin e ri turk i cili iu shtua repertoarit të filmave, Iki Gozum Ahmet.

Kinemaja në fundjavë nis punën nga ora 12:00, ndërsa për të gjithë filmat që po shfaqen dhe oraret e shfaqjeve mund t’i gjeni në linkun këtu (e lidhni me këtë link: https://www.cineplexx-ks.eu/filma/programi-i-filmave/)

Të ngjajshme