Kevin Hart do ta moderojë ceremoninë The Oscars 2019

5 Dhjetor, 2018 - 10:44 am

Aktori Kevin Hart do të jetë moderator i natës së madhe për filmin botëror, ceremonisë The Oscars.

Hart do ta moderojë ceremoninë e 91 me radhë, e cila do të mbahet me 24 shkurt në Hollivud.

Me anë të një postimi në Instagram ai ka treguar se më në fund, erdhi koha e tij për të moderuar këtë ceremoni ku nderohen filmat dhe aktorët e aktoret më të mira të vitit.
Këtë vit, në shkurt, ceremonia e Oscars u moderua nga Jimmy Kimmel dhe u shikua nga 26.5 milionë shikues në mbarë botën.

Hart është 39 vjeçar ndërsa vitin e kaluar luajti në filmin “Jumanji”.

Në anën tjetër, nominimet për Oscar do të shpallen me 22 janar. / KultPlus.com

Të ngjajshme